Hidroregjioni Jugor me organizim për “Muajin e Rinisë”💧

Për të shënuar Muajin e Rinisë gjatë muajit Gusht që përkon me periudhën e pranisë së shtuar të mërgatës sonë, kompania jonë KRU ,,Hidroregjioni Jugor” në bashkërendim me Komisionin Shtetëror për Rini dhe Ministria e Ekonomisë , me datën 15 Gusht 2023, organizon aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë.
• Për të gjithë të ftuarit dhe të interesuarit, do të jenë DYERT E HAPURA, në lokacionin e “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Ndotura” dhe tek burimi “GALERIA” me datën 15 Gusht, nga ora 10:00 deri ne ora 14:00.
Në dispozicionin tuaj gjatë tërë kohës do të jenë stafi profesional i kompanisë tonë.
• Organizimi i punëtorisë ,,NDËRMARRJA DHE RINIA” do të ketë prezantime dhe bashkëbisedime për çështjet:
1. Ndikimi i ndërmarrjes te të rinjtë si konsumatorë;
2. Mundësitë e punësimit dhe zhvillimit të karrierës në ndërmarrje;
3. Mundësitë e ndërmarrjes për të përfituar nga të rinjtë;
4. Çështje të tjera me interes për rininë e që lidhen me ndërmarrjen.
Të ftuar:
• Ministria e Ekonomisë
• NJPMNP
• ARRU
• SHUKOS
• Shoqëria civile
• Shkollat profesionale
• Mediat
• Kuvendi Komunal
• Drejtoria për Rini dhe Sport