Hoxhë Husamedin Abazi: Studentët e të gjitha ngjyrave kundër Gjenocidit Izraelit në Gaza👇



Gaza shkaktoi atraktivitet edhe në natyrën dhe formën e Protestave gjithandej Dynjasë. Megjithë vlerën që kanë dhjetëra mijëra protesta të mëdha të organizuara gjithandej rrugëve të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha kundër gjenocidit dhe apartheidit izraelit në Gaza dhe Palestinë, protestat që po i organizojnë studentët në oborre dhe ndërtesa të universiteteve të ndryshme në Perëndim, kanë dridhur karriget e pushtetarëve bashkëpjesmarrës në gjenocidin izraelit kundër civilëve në Gaza. Dhjetëra Rektorë, Dekanë, Profesorë universitetesh janë shkarkuar nga detyrat e tyre për shkak të përkrahjes së studentëve në dënimin e gjenocidit iz_aelit, shto kësaj edhe qindra studentë protestues të arrestuar. Kjo po vazhdon me ditë të tëra në universitetet më të njohura amerikane, franceze, gjermane, angleze… Sot tërësisht u bllokua mësimi në Universitetin e Sorbonës për shkak të protestave gjigante të studentëve.

Vlerësohet se ndoshta presioni më i madh ndaj qeverive bashkëpjesmarrëse dhe atyre pasive që të ndalin këtë gjenocid, është presioni që po bëjnë protestat e studentëve gjithandej këtyre universiteteve.

Universitetet janë ato që gëzojnë pushtet të madh, pasi praktikisht ato mbajnë brenda të ardhmen e një vendi, pushtetin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë… Prandaj, patjetër që protestat studentore janë ato më të ashprat dhe më të rëndësishmet në çdo vend. Protestat e studentëve janë thirrje direkte ndaj pushteteve “ne nuk pajtohemi me çasjen tuaj në këtë çështje”. Është ultimatumi “ndryshoni ju, o ndryshojmë ne”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.