Jasharët nderohen për pavarësi, numër i madh i burrave me plisa nga Ngucati i Malishevës vizitojnë Prekazin 🇽🇰🇦🇱



Me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarsis së Kosovës Pensionistët e Ngucatit  me plisa kombëtar vizitojnë Kompleksin e Dëshmorëve në Prekaz!

Nga ushtari i Parë i U Ç K-së në Ngucat Ferat Shala, plaku më i moshuar i fshatit Ngucat Osman Hajrizi, të prirë nga Imami i Fshatit Bedri Hoxha  bashkë me pensionistë e të moshuar  nga fshati Ngucat  për nderë të 16 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës  bëmë homazhe nderimi në Kompleksin e Dëshmorëve në Prekaz.
Pas homazheve u pritem nga Rifat Jashari  i cili na falenderoi për nderin dhe vizitën e bërë!
Në emër të fshatit Ngucat dhe këtij organizimi foli Bedri Hoxha ku ndër të tjera tha  “Ne e kemi obligim të nderojmë të rënët për liri!
Falë gjakut të derdhur për liri ne sot frymojmë lirshëm. Familja Jashari dhe të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri janë simbol  dhe vulë e lirisë që ne sot e gëzojmë”!
Vizita vazhdoi edhe te Kullat e Jasharajve dhe në Muze.

Falenderojmë të gjithë donatorët që mundësuan realizimin e kësaj vizite!, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.