Kanë mbetur edhe 10 ditët e fundit të Ramazanit,ku gjindet edhe Nata e Kadrit!

Pejgamberi i bekuar Muhamedi a.s për Ramazanin ka thënë:
“Ai është muaji, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i të cilit është falje dhe fundi i të cilit është mbrojtje (shpëtim) nga Zjarri.”

Transmetohet se Muhamedi a.s ka thënë “Kerkoni naten e Kadrit ne ditet tek nga dhjete ditet e fundit te Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259).

Allahu ka fshehur kete nate ashtu qe roberit e tij do te perpiqen ta kërkojnë dhe të perpiqen ne adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe oren e xhum’ase.
Keshtu që besimtari duhet te perpiqet me kembengulesi gjate diteve dhe neteve te ketyre dhjete diteve, duke kerkuar naten e Kadrit, dhe duke percjellur shembullin e te Derguarit tone a.s., dhe ai duhet te perpiqet te ben du’a dhe te kerkon afrimin ndaj Allahut.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.