Kapen duke vjedhur 30 bidonë naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s 👇

Në fshatin Mushtisht të Suharekës mbrëmë janë arrestuar tre persona.

Të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s.

Sipas njoftimit të polcisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Fsh. Mushtisht, Suharekë, 01.04.2022 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.