Kapen mbi 700 kuti me biskota ‘Plazma’ të kontrabanduara në Kamenicë👇



Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 720 kuti me biskota ‘Plazma’ të cilat ishin me prejardhje nga Serbia dhe nuk kishin asnjë dokument përkatës.

“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 35 pako me gjithësej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor – Dheu i Bardhë.
/Sinjali

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.