Kaq do të kushton vetura e parë elektrike 🇹🇷 TOGG, porosia e parë të enjten

Turqia ka zbuluar çmimin e markës së parë të vetura elektrike të prodhuara në vend dhe porositë do të jenë të disponueshme nga e enjtja, shkruan Autoblog.

Modeli i parë, një SUV i segmentit C i quajtur Togg T10X, do të ketë një çmim prej rreth 50.230 dollarë, sipas njoftimit të kompanisë.

Automjeti prodhohet nga një konsorcium prej pesë kompanish turke të quajtura “Automobile Initiative Group of Turkiye” në bashkëpunim me Unionin e Dhomave dhe Bursave të Mallrave të Turqisë (TOBB).

Pas fillimit të prodhimit masiv në fund të tetorit, Togg ka thënë të martën se do të marrë para-porositë midis 16 dhe 27 mars.

Ata theksuan se T10X tërësisht elektrik do të ketë dy opsione të ndryshme harduerike dhe baterie. Dërgesat janë planifikuar të fillojnë në fund të tetorit të këtij viti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.