Komuna e Gjilanit i ndalon punimet e ndërtimit të Bashkësisë Islame përkundër lejes së Ministrisë së Ambientit.

Në një dokument të siguruar nga gazetarët thuhet se Ministria e Ambientit, kishte pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e komunës së Gjilanit për aprovimin e revidimit të pjesshëm të Planit Rregullues Urban “Qendra Zona 1” në parcelat e lartëpërmendura. “Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, pas shqyrtimin të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në po të njëjtin dokument të siguruar nga gazeta KALLXO. com.

Sipas dispozitave ligjore që ka përmendur Ministria, komuna ka vepruar në kundërshtim të Ligjin për planifikimin hapësinor pasi që nuk parashihet revidimi i pjesshëm i dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Tutje thuhet se bazuar në Ligj, nuk lejohet destinimi tjetër apo shfrytëzueshmëria tjetër nga ajo që është e paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit lokal të miratuara dhe në fund pika e tretë sipas dokumentit, thuhet se hartimi i dokumenteve të planifikimit hapësinor në nivel lokal bazohet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor.

Ministria e Ambientit i ka propozuar Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal që të kërkojë nga komuna që të ndërmarrin veprime konkrete që akti të harmonizohet me dispozitat ligjore brenda 30 ditëve.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO ka kërkuar sqarime nga pushteti aktual lokal në Gjilan të cilët po ashtu e quajnë vendimin të jashtëligjshëm.

“Ne si drejtori, do të rishikojmë, ligjshmërinë e lëshimit të lejes së ndërtimit nr. 07-350/02-011911/20 datë 06.10.2021, lëshuar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjilan, e cila sot është pezulluar me vendimin nr. 07-350/02-0038723/22 datë 08.04.2022.

Ky rishikim, vie pas auditimit të bërë nga Njësia e Auditimit të Brendshëm në Gjilan, në fund të vitit 2021, e cila rekomandon menaxhmentin e DUPMM-së dhe Kryetari i Komunës që të rishikojnë vlefshmërinë e lëshimit të lejes ndërtimore për Këshillin e Bashkësisë Islame”, thuhet në përgjigjet e komunës.

Të njëjtit thonë se në seancën e radhës së Kuvendit Komunal do të shqyrtohet edhe kjo çështje.

Banorët e “Qendra-Zona 1” i kanë thënë se punëtorët kishin filluar të punonin në atë zonë por punimet janë ndaluar nga inspektorët komunal.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.