Kosova dhe Hungaria me marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur Kosova dhe Hungaria nëpërmjet një marrëveshjeje do të njohin patentë shoferët e njëra-tjetrës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja vendit, njofton Klankosova.tv.

“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Sveçla.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.