Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Mehaj ka thënë se i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë situatë.

Njoftimi i plotë:

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.