Kurti: BE sa më shpejt të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Nën udhëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e tretë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.Kjo mbledhje u organizua për qëllim të diskutimit dhe koordinimit lidhur me mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit (KSA), e cila do të mbahet në javën e dytë të muajit dhjetorit në Bruksel.

Edhe pse e katërta me radhë, kjo ishte mbledhja e parë e KSA-së pas marrjes së detyrës nga Qeveria e re.
Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Kurti tha se “kemi arritur të heqim pengesën kryesore në zbatimin e MSA-së, atë të mungesës së stabilitetit politik”.
Ai shtoi se pret që BE-ja të heqë vizat sa më shpejt për qytetarët e Kosovës.

“Stabiliteti politik dhe legjitimiteti demokratik janë parakushte që kanë munguar, e që zgjedhjet e 14 shkurtit i kanë mundësuar për të krijuar pronësinë vendore, që nevojitet për zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian. Gjatë këtyre tetë muajve të qeverisjes kemi miratuar dhe po zbatojmë në afate kohore prioritetet politike për integrim evropian ose Agjendën për Reforma Evropiane (ERA II), ndërkaq në anën tjetër presim që Bashkimi Evropian sa më shpejt të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.