Kurti e vizitoi ish-deputeten e VV-së, Vasfije Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqin.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e Krasniqit përmes një postimi në Facebook, të cilët e fanëderuan kryeministrin dhe nënkryetaren e kuvendit, Saranda Bogujevci, për vizitën.

“Sot në familjen tonë kanë qëndruar për vizitë Kryeministri i Republikës së Kosovës, a. Albin Kurti dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci. Në emër të familjes ju falënderoj për konsideratën, kujdesin dhe afërsinë e treguar ndaj Buqes!”, ka shkruar një famijar i Krasniqit në Facebook.

“Sigurisht se, Buqja do të kthehet edhe më e fortë dhe më fuqishëm në aktivizmin e saj publik për Kosovën dhe kauzën tonë të përbashkët”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Krasniqi në shtator të këtij viti ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetës, për shkaqe shëndetësore. të cilat ia pamundësojnë angazhimin në detyrë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.