Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për takimin Ohrit.

Në një intervistë për emisionin “360gradë” në AlsatM, Kurti ka deklaruar se ai është i interesuar për marrëveshje.

“Jam i interesuar për marrëveshje, shkoj me vullnet të mirë, me qëllime të mira dhe gjithashtu me besim të mirë që t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ndërkaq në Ohër nuk mund të ketë kapitull të Serbisë sepse kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor 1999”, është shprehur Kurti.

Duke komentuar deklaratat e Aleksader Vuçiqit, i cili ka thënë se nuk pret ndonjë marrëveshje nga takim, Kurti ka thënë se kjo flet për qasjen destruktive të Serbisë.

Ai ka thënë se do të jetë i përkushtuar dhe konstruktiv në këtë takim.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori refuzimi i një marrëveshje në Ohër. Unë nuk mendoj që kjo është qasje konstruktive dhe që dëshmon përkushtim. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, por nuk mund të them se edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me gjithë mend. Unë po e ritheksoj që do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe që shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë por natyrisht që këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.