Kurti takohet me gratë e Krushës së Vogël

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël.

Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.

U bisedua për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.