Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin e Escobarin: Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për uljen e tensioneve

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të pati me homologun amerikan, Gabriel Escobar, dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Lajçak, në një prononcim për media, tha se patën diskutime të gjata për gjendjen në vend dhe se po përpiqen që të gjejnë zgjidhje për uljen e tensioneve, njofton Klankosova.

“Kemi pasur shumë për të diskutuar se cila është situata dhe cila do të jetë zgjidhja dhe prandaj jam këtu dhe nesër do të jem në Beograd. Ne do të përpiqemi të identifikojmë mënyrat për uljen e përshkallëzimit dhe t’i rikthehemi jetës normale, në mënyrë që të mund të vazhdojmë drejt dialogut normal”.

“Kam pasur një bisedë të gjatë me kryeministrin Kurti për një sërë çështjesh dhe për të shqyrtuar detajet sepse ky është në mes të misionit tim dhe do të vazhdoj nesër në Beograd për të diskutuar”, tha Lajçak.

Mes tjerash, Lajçak tha se për sigurinë në Kosovë do të takojë sonte komandatin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it.

“Më vone, sonte, do të takohem edhe me komandantin e KROF-it dhe EULEX-it për t’u përpjekur të gjejmë zgjidhjen e duhur dhe nuk mendoj se mund të presim derisa diçka e keqe të ndodhë”, tha Lajçak.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.