Martesat mes gjinisë së njëjtë po vjen në seancë, do të ketë reagime thotë deputeti kosovar

Deputeti Besnik Tahiri është pyetur lidhur me Kodin Civil, ku parashihet të rregullohet me ligj të veçantë edhe çështja e martesave mes gjinisë së njëjtë.

Tahiri ka thënë se u befasua kur e pa agjendën e Kuvendit, për shkak se në mbledhjen kur është votuar Kodi, në mbledhjen e Komisionit kanë diskutuar për ta ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.“U befasova kur e pashë në agjendën e Kuvendit, për shkak se në mbledhjen kur është votu Kodi, në mbledhjen e Komisionit kemi diskutu me e ftu ministren e Drejtësisë, për të marrë disa sqarime.

Janë një varg nenesh që kishim dashtë sqarime shtesë nga Ministria.
Nuk e kemi diskutu sepse nuk kam pritë që vjen në seancë, besoj se do t’ketë reagim edhe nga kolegët tjerë.
Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm, do të duhet ta lexojmë e ta trajtojmë. Do të kemi një qëndrim të saktë, në parim si grup parlamentar mbështesim me e pasë një Kod Civil, por duhet ta trajtojmë”, ka thënë Besnik Tahiri.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.