Mehreme Brahimi shoferja e re e autobusëve të “Trafikut Urban“ në Prishtinë 👇

Ekipit të shoferëve të autobusëve të “Trafikut Urban” në Prishtinë i është shtuar edhe një shofere e re.

Mehreme Brahimi, e cila është pjesë ë ndërmarrjes që nga vitit 2019, tashmë është bërë shoferja e tretë që i është bashkuar ekipit.

Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, ka thënë se është i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave, në pozita të ndryshme.

Në këtë njoftim është thënë se shërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës./Kallxo,com.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.