Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri 🇹🇷🇦🇱👇

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të nisë sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, njoftojnë burimet diplomatike, transmeton AA.
Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale”, shtuan burimet.
Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.