Ministri Mehaj takon pronarin e kompanisë “Bayraktar”–Shihen fushat tjera të ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës 🇽🇰🇹🇷

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar, ku ka thënë se blerja e dronëve ka qenë një prej investimeve më të mëdha të bëra në ushtrinë e Kosovës, viteve të fundit.
Mehaj në këtë takim ka falenderuar pronarin e kompanisë së dronëve Haluk Bayraktar, duke thënë se më këto dronë synohet ngritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Tutje, ministri Mehaj bëri të ditur se pajisjet e ushtrisë do të vazhdojnë të jenë prioritet i tyre, në suaza të standardeve të NATO-së.
Blerja e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia në dy javët e kaluara.
“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes.
Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar.
Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së.”, ka shkruar Mehaj.