Ministrja Rizvanolli paralajmëron: Nëse vazhdon konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i rrymës do të rritet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë sot se situata e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, ka ndikuar në çmimin e naftës, gazit dhe energjisë elektrike.
Sipas saj, në rast të vazhdimit të konfliktit, çmimi i rrymës në Evropë dhe në Kosovë do të vazhdojë të rritet..
Rizvanolli ka thënë se invazioni rus në Ukrani, ka shkaktuar trazim të tregjeve ndërkombëtare.
Ministrja ka kërkuar miratim të masave emergjente për furnizim me energji elektrike, por që u kundërshtua nga partitë opozitare.