Muriqi: Tifozët e kanë punën e vet, protestat nuk mund të ndalen. Luajmë para tifozëve tanë dhe do të luajmë për fitore” 🇽🇰👇


Vedat Muriqi ka thënë se Kosova do të luajë për fitore ndaj Izraelit.

Sipas Muriqit bëhet fjalë për ndeshje të veçantë.

“Brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll. Tifozët e kanë punën e vet, protestat nuk mund të ndalen. Luajmë para tifozëve tanë dhedo të luajmë për fitore”, ka thënë Muriqi, shkruan Paparaci.

I pyetur nëse pret që futbollistët izraelitë të fishkëllehen nga tifozët kosovarë në Stadiumin Fadil Vokrri për shkak të luftës së vendit të tyre në Rripin e Gazës, Muriqi ngurroi të flasë por tha se “është diçka që ndodh”.

“Për Izraelin është lojë e veçantë, por nuk dua të flasë jashtë fushës. Fishkëllimat ka në të gjitha stadiumet dhe fishkëllimat dhe protestat ne nuk mund t’i ndalim, kështu që, ne brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll, sa i përket tifozëve jashtë fushës, secili e ka përgjegjësinë e vet, prandaj nuk jam i interesuar për këtë punë personalisht”, tha Muriqi raporton raporton Rtv Dukagjini.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.