Ndërron jetë Prof.Dr. Nazmi Maliqi 🤲

Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit, Kosovë. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë.

Shkollimin fillorë e ka mbaruar në Sh.f. “Bajram Shabani” në Kumanovë, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin e Kumanovës Studimet i ka filluar në vitin 1976/1977 në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe i ka mbaruar në vitin 1980, në Fakultetin e shkencave shoqërore në degën e Mbrojtjes në Universitetin e Beogradit.

Pas diplomimit në shatator të vitit 1981 punësohet profesorë në shkollat e mesme të Kumanovës. Në vitet 1982 – 1983 ishte Udhëheqës i përgatitjeve mbrojtëse në kombinatin e tekstilit “Integj” në Gjilan.

Punën e profesorit e vazhdon përsëri në shkollat e mesme të Kumanova, prej viti 1983 deri në 17 shtator të vitit 1987, kur edhe u diferencua nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë dhe u përjashtua nga procesi arsimor nga pushteti i atëhershëm, pasi që e kundërshtoi modelin e paraleleve të përziera, ku mësimi duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase.

Pas këtij diferencimi, për të siguruar ekzistencën familjare, Nazmi Maliqi prej 14 qershorit 1988 gjer në 13 prill të vitit 1993 punoi dhe jetoi në Matesburg, në Burgelland të Austria.

Studimet posdiplomike në lëmine e mbrojtjes dhe studimeve paqësore Nazmi Maliqi i filloi në dhjetor të vitit 1994 në Fakultetin Filozofik në Shkup. Tezën e magjistraturës “Toleranca politike si faktor i paqes dhe i sigurisë” e mbrojti më 07 korrik 1999.

Hulumtimet e doktoraturës i filloi më 17 dhjetor të vitit 2001, në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridke – Politike në Shkup. Tezën e doktoraturës “Afrimi i Maqedonisë në NATO”, e mbrojti më 04 tetor të vitit 2003, ku edhe fitoi titullin e Doktorit të shkencave politike.

Prej tetorit të vitit 2002, Nazmi Maliqi është i punësuar në cilësinë e ligjëruesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët: “Studime Evropiane”, “Sistemet e informacionit publik dhe privat” dhe në lëndën të “Drejtat e njeriut dhe roli i shërbimit publik”.

Dr. Nazmi Maliqi ishte bashkëpunëtor i jashtëm shkencor në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike – Politike në Shkup, në Fakultetin Filozofik në Shkup – Instituti për studime mbi paqen në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup si dhe profesor viziting në vitin akademik 2005/2006, në Universitetin Evropian në Shkup.

Varrimi i të ndjerit Prof Nazmi Maliqi është bërë sot.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.