Nesër disa lagje të Prizrenit do të mbesin pa furnizim me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren, njofton se për shkak të punimeve që po realizohen në projektin “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugët Vjosa, Marie Kraja, Ajdin Rrahmanaj, Sarajeva dhe Shkodra – Prizren“ për realizimin e kyçjes në rrjetin ekzistues, do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujë me datë 08.03.2023, prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Rrugët që do të ndikohen nga ndërprerja e ujit janë:
„Vjosa“
„Marie Kraja“
„Hajdin Rrahmanaj“
„Sarajeva“
„Shkodra“
„Ersan Mazreku“
„Murat Kabashi“
„Azdreni“
Lagjja „Petrovë“
Pjesërsisht rruga „Fahredin Hoti“.

“Me përfundimin e punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.