Nesër fillon viti i ri 1445 sipas kalendarit islam 🕋

Viti 1445 sipas kalendarit hënor islam do të fillojë nesër, raporton Anadolu.

Migrimi i profetit të fundit Muhammedit a.s dhe shokëve të tij para 1445 viteve nga Meka në Medine, në botën islame pranohet si fillimi i vitit, i cili quhet viti Hixhri.

Hëna e re, që shënon fillimin e muajit Muharrem, muaji i parë i vitit në kalendarin hënor islam, do të mund të shihet fillimisht sonte në jug të kontinentit aziatik, pothuajse nga i gjithë kontinenti i evropian dhe nga kontinenti afrikan.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.