Nesër në seancë në rend dite edhe ligji “problematik” që mundëson personave të pamartuara lindjen e fëmijëve përmes fekondimit artificial



Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00, ku në pikën 16 është edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, pikë kjo “problematike” e Kuvendit të Kosovës pasi që disa nga deputetët mazhorancës dhe të opozitës e bojkotuan votimin e tij në seancën e kaluar

Projektligji në fjalë mundëson edhe vajzave të pamartuara mbi 18 vjet lindjen e fëmijëve përmes fekondimit artificial.

Në seancën e kaluar ky votim prodhoi edhe një “përplasje” verbale mes deputetit Eman Rrahmani dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca pasi që deputetët në fjalë nuk mundësian kuorumin ku do të votohej ky ligj.

Sikurse edhe Kodi Civil ky projektligj ka prodhuar debate në kuvend edhe por poashtu në shoqëri.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.