Nesër shënohet “Nata e Kadrit”, më e vlefshme se një mijë muaj🌙🤲

Nesër shënohet Nata e Kadrit e cila në Kuran njihet si nata më e vlefshme se një mijë muaj.

Nata e Kadrit në të cilën ka filluar zbritja e Kuranit, në Islam njihet si “Nata e shenjtë” kur hapen dyert e qiellit dhe kur pranohen lutjet dhe pendimet.

Si nata e vetme e përmendur në Kuran, Nata e Kadrit shpjegohet në këtë mënyrë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç‘të bëri ty të dish se ç‘është nata e Kadrit? Nata e Kadrit, është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”.

Nata e Kadrit është shumë e rëndësishme pasi është nata kur u shpall për herë të parë Kurani, i cili ndryshoi fatin e muslimanëve dhe njerëzimit, “Sahabët kanë transmetuar se Profeti ynë ka porositur se Nata e Kadrit është në 10 ditët e fundit të Ramazanit dhe që duhet kërkuar në netët teke të këtij muaji.

Në 10 ditët e fundit të Ramazanit, intensiteti i adhurimit tonë duhet të jetë më i lartë. Natën e Kadrit e cila është në këtë periudhë kohore, ne e konsiderojmë një moment historik. Kjo natë, është një dritare mundësie për falje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.