Një arritje historike nga Liridon Kalenderi në Kampionatin Evropian të Garave Malore Çeki, ECCE HOMO STERNBERK 🏎️🏆👇



Në një ngjarje të paprecedentë për sportin automobilistik kosovar, Liridon Kalenderi ka bërë histori duke u renditur i pari në garën e Shternberkut në Çeki, një garë që ishte pjesë e Kampionatit Evropian. Duke lënë pas garues me shumë përvojë që kanë dominuar këtë sport për vite me radhë, Kalenderi tregoi një performancë të jashtëzakonshme.

Kalenderi jo vetëm që triumfoi në Grupin 1, por gjithashtu kryesoi në plasmanin e përgjithshëm, duke lënë pas ndjekësin e tij më të afërt, Igor Stefanovski, me një diferencë të konsiderueshme. Në vozitjen e parë, Kalenderi arriti cakun me kohën mbresëlënëse prej 03:08.372 minuta, ndërsa në të dytën regjistroi një kohë prej 03:20.406 minuta. Ndërkohë, Stefanovski përfundoi me kohë prej 03:15.037 dhe 03:31.443 minuta në dy vozitjet e tij.

Kalenderi ka falemnderuar edhe Sponsorët:
Liri Prizren
MEKA HALAL FOOD 
BURAK Truck & Bus
Parts-Center AG, njofton Rtv Besa.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.