Një kompani private shkakton defekt në gypin e ujit, Lagjja Lakuriq dhe Ortakoll pjesërisht pa furnizim

“HIDROREGJIONI JUGOR“ njofton konsumatorët se me rastin e defektit të shkaktuar nga ana e firmes ALB STAR në gypin transportues fi 400mm në rrugën
„ Besnik Belloda“ në lagjen Lakuriq pa furnizim të ujit të pijes kanë mbetur :
Lagjja Lakuriq
Lagjja Ortakoll pjesërisht
Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet edhe furnizimi me ujë.