Njësiti Policor i Qenëve nga Kosova, zë vendin e parë në garën rajonale në Tiranë 🥇



Në Tiranë, nga data 4 deri më 7 qershor 2024, është mbajtur gara ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qenëve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të vogla.

Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Kosova – Njësia K9.

Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.

Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.