Oficeri zviceran me shërbim në Prizren gjykohet për përshëndetjen e Hitlerit

Oficeri zviceran me shërbim në Kosovë gjykohet për përshëndetjen hitleriane
Më 4 nëntor të vitit 2017, oficeri M. N. nga Kantoni Thurgau, me shërbim në Swisscoy ishte në lokalin “Brandhüsli” në kampin fushor të Prizrenit në Kosovë. Aty po zhvillohej një festë në të cilën M. N., i dehur, kishte ngritur krahun duke bërë përshëndetjen e Hitlerit dhe kishte bërtitur “Heil Hitler!” dhe “Sieg Heil!”.

Më pas atij iu kërkua nga një nëpunëse bari të largohej nga vendi. M. N. e ka goditur me dorë në fytyrë. Drejtësia ushtarake e ka akuzuar togerin nga Thurgau për diskriminim racor.

Rifillimi i seancës para gjykatës së apelitNë Zvicër, përshëndetja e Hitlerit është e ndaluar vetëm nëse përdoret për të propaganduar nacionalsocializmin. Por, shprehja e pikëpamjeve personale përmes kësaj shenje, është e lejuar.

Prandaj, M. N. u dënua fillimisht nga Gjykata Ushtarake e St. Gallenit vetëm për dehje, por jo për diskriminim racor.

Gjykata ushtarake e apelit ndërkohë ka zbuluar se nuk ishte e qartë nëse togeri, me gjestet e tij kishte bërë propagandë.Për rrjedhojë, prokurorët e ushtrisë e bartën vendimin në shkallën më të lartë, në Gjykatën Ushtarake të Kasacionit,.

U argumentua se M. N. kishte vepruar me qëllim të përcjelljes së një ideologjie diskriminuese racore dhe në këtë mënyrë kishte për qëllim të ndikonte tek të pranishmit.Katër vjet më vonë, Gjykata e Kasacionit ka rënë dakord me prokurorët se me këtë rast ishte e përmbushur vepra e diskriminimit racor. Për këtë arsye çështja do të shqyrtohet sërish më 26 nëntor në Gjykatën e Apelit, ka raportuar “blick”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.