Organizatat LGBTQI kërkojnë dorëheqjen e Duda Baljes / Ajo thotë se po lufton për shumicën dërrmuese të njerëzve për një familje e shoqëri të shëndetshme, normale dhe tradicionale👇



Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka bërë një reagim pasi organizatat që mbështesin komunitetin LGBTQI po i kërkojnë dorëheqjen duke e akizuar atë për qëndrime homofobe.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo e ka përsëritur se nuk do t’i mbështes këto kërkesa.

“Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia.” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:Për ju pesë organizata LQBT + që kërkoni dorëheqjen time

Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja.
Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia.
E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tonë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.