Osmani arrin në Shkup, pritet nga presidenti Pendarovci

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Shkup për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të saj maqedonas, Stevo Pendarovski.

Osmani u prit me ceremoni shtetërore, para se të futej në Presidencën maqedonase për takimin me Pendarovskin.

Sipas agjendës, pas takimit, Osmani dhe Pendarovski pritet ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë ditës Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Është planifikuar që Osmani gjithashtu t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Maqedonisë së Veriut.

Osmani, përveçse në Shkup, do të qëndrojë edhe në Tetovë e Manastir.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.