Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në ShBA, marrin pjesë në ceremoninë mortore të Madeleine Albright

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.

Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë mortore me ftesë të familjes Albright, ndërkohë kanë paraparë edhe disa takime të tjera.

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.