Pacolli thumbon Kurtin dhe Haradinajn “dikush pinë çaj, e dikush raki në Ramazan”

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh edhe kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinja.

Gjatë vizitës në Gllogjan të premten, Kurti ka cakërruar gotat me Haradniajn, pra gotat me raki.

E kësaj i ka reaguar Pacolli duke thënë se dikush pinë çaj, e dikush raki.

“Ramazani është muaji më i bukur i vitit për mua. Dhe këtë vit po hyj në agjërimin tim të 60-të. Zoti është i madh! Dikush pinë çaj, dikush raki. Unë jam me fat që jam musliman”, ka shkruar Pacolli, ku këtij reagimi ia ka bashkangjitur një foto ku shihet më një çaj në tavolinë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.