Pandemia mbylli 3000 biznese në Kosovë

Pandemia e Covid-19 shkaktoi mbylljen e rreth 3000 bizneseve në Kosovë gjatë dy viteve të fundit.

Vetëm në vitin që lamë pas, janë mbyllur 1519 biznese.
Shumica bizneseve të mbyllura kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë e pakicë, hoteleri-turizëm, si edhe industri përpunuese.

Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit.Ekspertët e ekonomisë në Kosovë thonë se përveç pandemisë kanë ndikuar edhe shkaqe të tjera në shuarjen e kaq shumë bizneseve.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thekson se është rritur numri i kompanive të mbyllura si pasojë e performacës së dobët ekonomike të bizneseve në vend.
Krasniqi shpreson se Qeveria e Kosovës do të miratojë një pako mbështetëse për bizneset si rrjedhojë edhe krizës energjetike në vend.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka thënë se numri i bizneseve që kanë falimentuar është edhe më i lartë se 3000, mijëra të tilla as nuk janë mbyllur dhe as nuk ushtrojnë aktivitetin për shkak të procedurave të kërkuara nga shteti.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në dy vitet e fundit janë regjistruar gjithsej 19,863 biznese.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.