Peci ngjitet shkëmbinjve të Boletinit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka kaluar ditën e diel duke bërë pak sport.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se është ngjitur shkëmbinjve të Boletinit, derisa ka postuar edhe disa fotografi.

Madje, ministri i Bujqësisë thotë se “kalitjen e karakterit ua kemi borxh të parëve tanë e trojeve tona të thepisuna”.

“…Këtyre troje që edhe pse të përbëra nga guri i thatë, kanë qenë dhe mbeten simbol i mbijetesës, mburojës e fuqisë. Nga gurët e Boletinit, është zhvilluar veprimtaria zejtare e skalitjes së gurëve të mullirit, zeje kjo, aspak e lehtë për banorët”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci ka thënë se kjo zonë ka arritur që të karakterizohet përmes qëndresës, faqes së bardhë dhe trimërisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.