Përfundon takimi mbi dyorësh i Escobar me liderët opozitarë

Ka përfunduar darka e punës në rezidencën e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, ku i dërguari special amerikan, Gabriel Escobar, priti në takim liderët opozitarë kosovarë.

Takimi, i cili nisi në ora 19.00, përfundoi rreth orës 21.00.

Pjesë e këtij takimi me nikoqir Escobarin e ShBA-së, qenë: kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, sot i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, takoi edhe presidenten Vjosa Osmani, por ende jo kryeministrin Albin Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.