Policia kufitare e Kosovës parandalon migrimin ilegal të katër shtetasve të huaj

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-së).

Me datën 24.10.2022, rreth orës 10:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit në hapësirat e shikimit në terminalin doganor, policia kufitare dhe dogana e Kosovës kanë arritur te identifikojnë (4) persona shtetas të huaj, meshkuj, me vite të lindjes 2005/1992/1994 dhe 1996.

Të njëjtit janë gjetur të fshehur brenda në rimorkio në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Është mësuar se migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedoninë e Veriut deri në Kosovë.

Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së.I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa makedone, shtetas i MKDV-se, mashkull viti i lindjes (1959).

Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK) Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.