Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është vendi më proevropian në Evropë

Në një konferencë për media me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Mishel, Osmani ka thënë se nuk ka popull më të përkushtuar sesa ai i Kosovës ndaj vlerave dhe lirive që përfaqëson BE-ja.

Osmani ka përsëritur se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, derisa ka bërë të ditur se ka akoma disa shtete nga të cilat po presin përgjigje përfundimtare për këtë process.

Osmani ka thënë se duhet të pritet deri në takimin e Brukselit që do të mbahet më 23 qershor.

“Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare. Dua ta rikonfirmoj se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë e ka konfirmuar disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Asnjë arsye që ky proces të bllokohet nuk ka. Ka akoma disa shtete nga të cilat po presim përgjigje përfundimtare, e që do të presim në javët në vijim, sidomos në Samitin që do të mbahet më datën 23 qershor”, u shpreh Osmani.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.