Prizren, gjenden 3 të miturit që nëna e tyre i raportoi si të zhdukur

Tre fëmijë të mitur janë raportuar si të zhdukur mbrëmë nga nëna e tyre në Prizren. Mirëpo ata janë gjetur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Të miturit, që të tre nën moshën 14-vjeçare, dyshohet se kanë vjedhur një automjet me të cilin kanë udhëtuar për në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO,com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se gjendja shëndetësore e të miturve është mirë.

“Të miturit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencë të prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësorë është e mirë. Por, të miturit ditën e raportimit si të zhdukur dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar se raportimit si persona të zhdukur për tre të miturit e ka bërë nëna e tyre më 26 mars 2022 rreth orës 23:00 në stacionin policor në Prizren.

“Nëna ka raportuar se tre fëmijët e saj me datën 26 mars 2022 rreth orës 09:00 kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku kanë mundur të shkojnë”, ka thënë Gashi.

Tutje është treguar se më pas në lidhje me rastin ishin njoftuar hetimet regjionale si dhe Prokurori i Shtetit nga departamenti për Krime të Rënda.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.