Prizren, vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë të lënduarit

Me datë 13 qershor 2022 rreth orës 16:05, në rrugën “ Brigada 128 “, në Prizren vozitësi N N ishte duke drejtuar veturën e tipit VW Pasat me targa të panjohura. Duke lëvizur mbrapa rikverc, për ta parkuar ne parking te marketit, gjate këtij veprimi i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin i cili ishte duke qëndruar para marketit e duke e rregulluar mallin , pasi qe i njëjti është menaxher ne këtë market.

Pas goditjes vozitësi është ndal ka biseduar me te lënduarin dhe pastaj i lënduari dhe vozitësi kanë vazhduar ne rrugët e tyre, ndërsa këmbësori i lënduar ne ora 17:20 minuta ka kërkuar ndihmën mjekësor ne spitalin e Prizrenit, pas tretmanit mjekësor ishte liruar ne shtëpi.

Sot me 15.06.2022,Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin LH., i lindur në vitin 1999, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje .

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.