Rama: Thaçi u arrestua në zyrë si President, sot ndodhet në burg shkaku i një lajmi të rremë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke vazhduar fjalën e tij në Këshill të Evropës nga ku edhe po rendit argumentet kundërshtuese dhe demantuese për librin e Carla Del Ponte dhe raportit të Dick Martyt me pretendime për krime lufte.

Ai tha se Hashim Thaçi u arrestua si president i Kosovës.

“Dhomat e Specializuara arrestuan presidentin Hashim Thaçi. Vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjioni kryeministrin ose presidentin tuaj që merret nga zyra e tij dhe vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare.

Joe Bideni e quante George Washingtoni i Kosovës.

Presidenti Thaçi u largua me dinjitet nga zyra. E vendosi veten në dispozicion të drejtësisë sepse në fund të fundit për drejtësinë e kish vënë jetën në rrezik. Është ende atje në Hagë një Jozef K. i gjallë, krijuar nga një lajm i rremë, që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare”, tha Rama në Strasburg.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.