Sanimi i defektit në gypin transportues nga ora 11:00-14:00 mbesin pa ujë disa lagje të Prizrenit

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se datë 19.01.2022, me rastin e sanimit të defektit në gypin transportues fi 400 mm në rrugen “Selajdin Braha”, nga ora 11:00-14:00 pa ujë do të mbesin:
• Një pjesë e Lagjes „Ortakoll“
• Rr. „Xhemil Flugu“
• Lagjja „Arbana“
• Lagjja „Bajram Curri“
• Lagjja „Jeta e Re“
• Zona Industriale
Me rastin e sanimit të defektit, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!