Shkodër: Hodhi në lum foshnjën e saj, arrestohet 32-vjeçarja

Policia e Shtetit ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe se të njëjtin kishte hidhur në lumin Kir.

Sipas njoftimit,në orët të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Kallxo,com

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.