Shtrenjtimi i çmimit të bukës, Kurti fajëson furrëtarët dhe paralajmëron masa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rritjen e çmimit të bukës në vend.

Kurti para mediave ka thënë se Qeveria që drejton ai i ka marrë me shqetësim këto informata, duke shtuar se ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është vënë menjëherë në veprim.Ai ka thënë se do të ketë masa për këdo që shfrytëzon krizën në kurriz të qytetarëve.

“Ne i kemi marrë me shqetësim këto informacione për çmimet e rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët. Ministria është duke përgatitur një përgjigje të Qeverisë. Kemi vënë tavanin për çmimin e naftës, duhet të shohim çfarë mund të bëjmë që të mos dëmtohen konsumatorët e vendit tonë. Duhet të shohim vlerësimin e MINT-it dhe ta mbrojmë konsumatorin kosovar nga ata që mund ta keqpërdorin situatën në këtë kohë krize”, ka thënë kryeminstri Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.