Sot është “Dita e Ashures” e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem,simboli i bereqetit, shpërndarjes dhe unitetit

Sot është “Dita e Ashures” e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes, unitetit dhe e cila sipas traditës islame në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve.

Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala “ashr”, që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri.

Sipas burimeve të hadithit, në këtë ditë ka shpëtuar nga përmbytja anija e Hazreti Nuhut dhe ngjarja kur profeti Musa kalonte nëpër Detin e Kuq dhe shpëtoi popullin e tij nga Faraoni.

Për më tepër, sipas shumë veprave të historisë kulturore, në këtë ditë janë përjetuar edhe ngjarje të tilla si pranimi i pendimit pas mëkatit të bërë nga Hz. Ademi, ngritja në qiell i gjallë i Hz. Idrizit, mos djegia nga zjarri i Hz. Ibrahimit, bashkimi i Hz. Jakubit dhe djalit të tij Jusufit, shërimi i sëmundjeve të Hz. Ejubit, dalja e Hz. Junusit nga barku i peshkut, lindja e Hz. Isait dhe ngritja e tij në qiell duke u shpëtuar nga vdekja.

Në të njëjtën kohë, në këtë ditë është përjetuar edhe ngjarja e trishtë “Kerbela” ku u martirizua nipi i Hz. Muhamedit, Hz. Huseini dhe 72 të afërm të tij më 10 tetor 680, nga kalifi i dytë i shtetit Emevi (Umajad) Jezid bin Muaviyeh.

Meqenëse këto ngjarje kanë ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, në traditën islame kësaj i kushtohet një rëndësi të madhe sot. Muslimanët këtë ditë e shënojnë kryesisht duke agjëruar.

Profeti Muhamed në këto data emigroi nga Meka në Medine.

Dita e dhjetë e Muharremit është Dita e Ashures. Agjërimi sot është sunnet. Në një hadith, i Dërguari i Allahut ka thënë: ‘Agjërimi më i virtytshëm pas Ramazanit është agjërimi në Muharrem i cili është muaji i Allahut’.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.