“Sot kemi marrë vendim të rëndësishëm që kosovarët të lëvizin pa viza”, njoftimi zyrtar për vendimin e sotëm në Këshillin Evropian

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm për udhëtim pa viza për Kosovën. Tani shpresojmë që të arrijmë marrëveshje me Parlamentin Evropian për të realizuar këtë premtim. Liberalizimi i vizave për Kosovën është i mundshëm sepse Kosova ka forcuar kontrollet kufitare, menaxhimin e migrimit dhe sigurisë” ka thënë ministri çek./Indeksonline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.