Sot ndeshja Ulpiana – Liria, kërkojnë barazhin e Superligës ⚽️

Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Ulpiana dhe Liria do të përballen ndaj njëra tjetrës, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren, e cila do ti siguronte barazhin e Superligës.
Skuadra e cila fiton këtë ndeshje do të luaj kundër skuadës e cila përfundon në vendin e 8-të në Superligë, me Ferizajin dhe Trepçën ’89, që nesër luajnë ndeshjet e fundit kundër Dukagjinit, respektivisht Prishtinës.
Ndeshja Ulpian – Liria, zhvillohet në stadiumin ”18 qershori” në Klinë, më fillim nga ora 15:00.