Tensionet para Referendumit serb, policia e Kosovës tregon gatishmërinë me parakalim në Mitrovicë

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë parakaluar sot në Mitrovicën e Jugut, një ditë para referendumit në Serbi që është paralajmëruar të mbahet edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Policia e Kosovës sot ka parakaluar nëpër qytetin e Mitrovicës, duke treguar kështu gatishmërinë e tyre për ndërhyrje.

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar një rezolutë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë. Ndërsa njëra nga pikat e këtij referendumi thotë se institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për kundërshtimin e referendumit.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.”, thotë kjo pikë.

Se a do të tentojë Serbia të mbajë referendumin në Kosovë mbetet të shihet.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.