Tre këmbësorë goditen nga dy vetura në Lipjan, dërgohen për trajtim mjekësor(VIDEO)

Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë me dije se si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, ka bërë me dije Ahmeti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.